MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si të mbrojmë lëkurën nga moti i ftohtë?

20.12.2021 - 12:13

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Si të mbrojmë lëkurën nga moti i ftohtë?

Mjeku: Shpesh kur jemi në kontakt me ajrin e ftohtë të mëngjesit ndiejmë skuqje të mollëzave, ccarje të lëkurës te pjesa e buzëve dhe duarve. Pas banjës ndiejmë kruarje të lëkurës së trupit që vjen si pasojë e tharjes së madhe, që i ndodh lëkurës nga moti i ftohtë.

1-Përdorni hidratues të përshtatshëm në këtë stinë.

2-Zëvendësoni sapunin me një pastrues të butë, i cili nuk e than dhe irriton lëkurën.

3-Hidrato lëkurën shpesh sidomos pas banjës ose dushit, përqendrohu kryesisht tek zona si gjuri, bërrylat, duart dhe këmbët.

4-Vishni rroba të ngrohta dhe mbani doreza në duar.

5-Mundohuni të pini ujë mjaftueshem, të paktën 8 gota uji në ditë. Evito pijet me kafeinë dhe alkolin.

6-Stërvituni sa më shumë që të rregulloni qarkullimin e gjakut në pjesën sipërfaqësore të lëkurës.

7-Përdor eksfoliantin një herë në javë në mënyrë që të largosh qelizat e vdekura nga lëkura.

8-Evito banjat me ujë të nxehtë për kohë të gjatë pasi shkaktojnë tharje të madhe të lëkurës.

9-Përdorni sa më shpesh zbutësin e buzëve (lip balm) që të evitoni ccarjen e tyre.

10- Mos harroni kremin me filtër mbrojtës (SPF 15), sidomos njerëzit që frekuentojnë sportet e dimrit (ski) dhe ata që kanë probleme me njollat.

11-Vizitohuni tek dermatologu nëse lëkura juaj është shumë e thatë ose ka simptoma të ekzemës.

12-Mos harroni të lagështoni ambjentet e brendshme të zyrave apo shtëpive ku përdoren kondicionerë apo ngrohës të tjerë. Këto ccojnë në tharjen e ajrit dhe si rrjedhim edhe në tharjen e lëkurës. Për këtë rekomandohet të përdoret humidifikues ose enë me ujë afër ngrohësve.

13-Larjen e fytyrës bëjeni me ujë të vakët, jo të nxehtë. Uji i nxehtë largon gjithë yndyrën nga lëkura duke shkaktuar tharje më të madhe të saj. Thajeni lëkurën me peshqir të butë dhe mos e fërkoni fort pasi shkakton tharje dhe irritim të saj.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.