MENU
klinika

Çfarë ka ndodhur

Sonda e NASA-s “prek” Diellin?!

16.12.2021 - 14:46

Sonda mësohet se ka “prekur” Diellin rreth prillit, por lajmi u përhap vetëm sot. Sonda u bë anija e parë kozmike që fluturoi nëpër atmosferën e jashtme të Diellit. Mjeti i teknologjisë së lartë i ka rezistuar temperaturave deri më 1300 gradë Celsius dhe rrezatime deri 500 herë më të forta se në Tokë.

Sonda e ndërtuar në 2018 duhet t’i përgjigjej disa të panjohurave, veçanërisht për sa i përket çështjes së erërave diellore dhe fushave magnetike, që po bëhen gjithmonë e më të rrezikshme për satelitët dhe transmetimin e informacioneve. Sonda arriti deri tek korona e jashtme e yllit, rreth 8.6 milionë kilometra nga bërthama dhe mendohet se në vitin 2025 orbita e saj të prekë limitin e 3.8 milionë kilometrave.

Të dhënat e ardhura deri më tani po i lejojnë astronomët dhe fizikanët të kuptojnë më mirë strukturën e koronës diellore, që duket më e copëzuar sesa mendohej. Drejtori i misionit të NASA-s, Thomas Zurbuchen tha se:

Ky është një hap i madh për shkencën dhe njohuritë mbi diellin.

Sonda tani po rrotullohet më afër sipërfaqes diellore, duke bërë zbulime gjatë rrugës.