MENU
klinika

Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare

U lakua për të drejtuar Kosovën, De Biasi firmos…

02.12.2021 - 22:48

Në muajin e fundit u lakua për të marrë drejtimin e Kosovës pas largimit të Challandes, por ish-trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi, do ta vazhdojë aventurën në drejtim të Azerbajxhanit.

Trajneri ka rinovuar kontratën deri në shtatorin e vitit 2022, një vit pasi mori drejtimin e kombëtares azerbajxhanase. Pas eksperiencës shumë pozitive si trajner i kuqezinjve, që zgjati plot gjashtë vite, De Biasi do të vazhdojë aventurën e tij nëpër botë deri në fundin e edicionit të ardhshëm të Nations League.

Në rast të rezultateve të mëtejshme pozitive, presidenti i Azaerbajxhanit është i gatshëm t’i ofrojë një rinovim tjetër për dy vite të tjerë.