Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, ka komentuar takimin që do të zhvillohet nesër në Tiranë në kuadër të ‘Open Balkan’.
Ai është shprehur se ky takim që do të zhvillohet në Tiranë do të sjellë shumë përfitime dhe se është domosdoshme që të bashkohen edhe shtetet e tjera.
“Në besojmë se me këtë takim do të lehtësojmë jo vetëm lëvizjet për qytetarët , por edhe për biznesmenët duke ndihmuar në lëvizjen e mallrave. Ne do të lidhim popujt tanë që të kenë një marrëdhënie shumë më të ngushtë nga ajo e kaluara”, ka thënë Vuçiç.
Tre liderët e Ballkanit që i janë bashkuar këtij projekti, presidenti i Serbisë Vuçiç , kryeministri Edi Rama dhe zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut Nikolla Dimitrov, kujtojnë se bashkëpunimi për të lejuar lëvizjen e lirë të njerëzve do të nxisë tregtinë dhe rritjen ekonomike.