MENU
klinika

NBA

Warriors s’gabojnë, Embiid shkëlqen për Philadelphian

07.12.2021 - 12:23

Golden State, pas një luhatje të vogël javën e kaluar, ruan kreun e renditjes në Konferencën e Perëndimit në NBA. Warriors fituan thellë 126-95 ndaj Orlando Magic, ndeshje e dominuar nga vendasit, duke mos e vënë për asnjë moment në dyshim suksesin.

Më të mirët në fushë ishin Curry me 31 pikë e Wiggins me 28 pikë. Warriors ndajnë kreun bashkë me Suns, që mundi 108-104 San Antonio Spurs. Paul realizoi 21 pikë e 10 asist për Suns, mbështetur edhe nga Croëder me 19 pikë.

Në Lindje, kampionët në fuqi të Milwaukee Bucks fituan 112-104 ndaj Cleveland, ndeshje ku diferencën në parket e bëri Antetokounmpo me 27 pikë e 12 rebound. Pas kohës shtesë fitoi edhe Philadelphia, që mundi 127-124 Charlotte Hornets. Embiid shkëlqeu në këtë sfidë, duke realizuar 43 pikë e 15 rebound.

Katër basketbollistë të skuadrës Charlotte përfunduan në karantinë, pasi rezultuan pozitivë dhe nuk luajtën në ndeshjen e humbur. NBA ka vendosur që ky ekip të vijojë të luajë pavarësisht se mungojnë 4 lojtarë, duke kërkuar respektimin e protokollit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN