MENU
klinika

Ndarja nga jeta e Bob Dole

Yuri Kim: Do mbahet mend në Amerikë dhe Shqipëri

05.12.2021 - 23:43

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka reaguar pas humbjes nga jeta të të ish-senatorit amerikan dhe ish-kandidatit për President të Amerikës, Bob Dole. Dole u nda nga jeta në moshën 98-vjeçare.

Kim me anë të një potimi në Twitter shprehet se Dole do të mbahet mend jo vetëm në Amerikë, por në mbarë botën, përfshirë edhe Shqipërinë. Ambasadorja e përshkruan atë si një luftëtar të egër i cili lufoti për kauzën e lirisë.

“Bob Dole ishte një patriot i vërtetë amerikan. Duke kapërcyer plagët e rënda të marra gjatë Luftës së Dytë Botërore, ai u bë një luftëtar i egër për kauzën e lirisë. Jeta e tij në shërbimin publik do të mbahet mend jo vetëm në Amerikë, por në mbarë botën, përfshirë Shqipërinë. U preftë në paqe,“-shkruan Kim.