MENU
klinika

“Mirënjohje heronjve të 8 janarit”

Berisha nga PD: Faktuan që Basha është armik për demokratët!

09.01.2022 - 15:42

Anëtarë të Komisionit të Rithemelimit kanë mbërritur pasditen e së dielës në Selinë Blu, pasi paralajmëruan për një konferencë me mediat.

I pranishëm është edhe ish-kryeministri Sali Berisha i cili shoqërohet nga Flamur Noka, Floriana Garo dhe anëtarë të tjerë të Komisionit të Përkohshëm.

“Erdha këtu, për të shprehur në emër të Komisionit të Rithemelimit të PD përshëndetjet më të zjarrta, mirënjohjen më të pakufijshme ndaj heronjve të 8 janarit. që në një mision historik me guximin, vetëpërmbajtjen e ftohtësinë që karakterizon një shumicë demokratike, u faktuan shqiptarëve se Lulzim Brava është sot një armik po kaq i egër, një fytyrë po kaq mizore ndaj dhe për demokratët shqiptarë,” deklaroi Berisha.