MENU
klinika

NBA

Bucks mposhtin Nets, Bulls përfitojnë dhe marrin kreun

08.01.2022 - 14:11

Skuadra kampione e NBA, Milwaukee Bucks, fitoi 121-109 në fushën e Brooklyn, një sfidë mes dy ekipesh pretendente për titull në këtë sezon. Sfidë e komanduar nga Giannis me shokë, që treguan një lojë të mirë kolektive, ku të gjithë titullarët realizuan mbi 10 pikë.

Antetokounmpo realizoi 31 pikë, mbështetur nga Portis me 25 pikë e 12 rebound, ndërsa 29 pikët e Durant mbetën për statistikë. Falë suksesit të Bucks, përfiton Chicago Bulls, qw ngjitet në krye të renditjes në Lindje falë fitores 130-122 ndaj Washington Wizard.

Nw perwndim, fitore të rëndësishme për të kapur zonën play off arriti ekipi i Los Angeles Lakers, që mundi 134-118 Atlanta Hawks. LeBron James me 32 pikë e Monk me 29 bënë diferencën në parket.

Një moment të mirë po kalon Toronto, që triumfoi 122-108 ndaj Utah Jazz, ndeshje ku u dallua VanVleet me 37 pikë, 10 rebound e 10 asist. Ndërsa ekipi i Dallas Mavericks, falë 19 pikëve të Hardaway, mposhti 130-106 Houston.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN