Vila me muralin e vetëm nga Caravaggio, në kryeqytetin italian, Romë, nuk ka arritur të shitet gjatë ankandit së fundmi.
Vila ”Aurora” është në qendër të një beteje ligjore midis pushtuesit të saj aktual, princeshës së lindur në Teksas, Rita Boncompagni Ludovisi dhe djemve të saj.
Me një çmim fillestar prej 471 milionë dollarë (394 milionë funta), kjo vilë pritej të bëhej prona më e shtrenjtë e shitur ndonjëherë, por nuk tërhoqi asnjë ofertë.
Një tjetër përpjekje për ta shitur, pritet në prill, me ulje çmimi prej 20 për qind të vlerës.
Piktura në vaj, e cila përmban lakuriqësi, përshkruan Jupiterin, Neptunin dhe Plutonin, me botën në qendër dhe të shënuar nga shenjat e zodiakut.
Është i vetmi mural i mbijetuar në botë, nga Caravaggio, që vlerësohet të ketë një vlerë prej 310 milionë dollarë (259 milionë funta). U pikturua në vitin 1597, pasi pronari i parë i vilës e porositi atë për dhomën e tij të alkimisë.
Çuditërisht, piktura u zbulua vetëm në fund të viteve 1960, pasi më parë, vepra e artit ishte mbuluar.
Megjithatë, vila ”Aurora” e mori emrin nga një tjetër prej veprave të artit të pronës, një afresk i pikturuar nga artisti italian barok Giovanni Francesco Barbieri, i njohur si Guercino