MENU
klinika

Premier League, Java 21

Gol në 96’, Tottenham e nis mirë vitin 2022

01.01.2022 - 19:00

Tottenham ka siguruar tri pikë në limitet e ndeshjes së parë për vitin 2022, duke fituar 0-1 në fushën e Watford. Një sukses i siguruar në minutën e 96-të, nga 10 minuta shtesë.

Pasi kishin shpërdoruar pa fund Kane she Son gjatë gjithë ndeshjes dhe ku u mendua se kjo sfidë përfundoi pa gola, është Sanchez ai që u jep fitoren Spurs në minutën e gjashtë shtesë, nga 11 në total.

Ky sukses mban Tottenham në vendin e pestë, por tani vetëm dy pikë larg Arsenal dhe me dy ndeshje më pak. Conte mbetet i pamposhtur në Premier League qëkur mori drejtimin e Spurs.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN