MENU
klinika

Sulmuesi norvegjez

Haaland zbulon se ku do të luajë sezonin e ardhshëm

01.01.2022 - 16:12

Ylli i madh i futbollit dhe një ndër talentët më të kristaltë të futbollit, Erling Haaland, me të vërtetë duket se do të veshë fanellën e Real Madridit verën e ardhshme…

Lojtari po kalon pushimet e tij në Marbella dhe i ngacmuar nga disa tifozë që e njohën në rrugë, iu përgjigj pyetjeve për të ardhmen duke deklaruar: “Vitin tjetër do të luaj këtu, në Spanjë”.

Një konfirmim i mëtejshëm në lidhje me thashethemet që flasin për gjashtë muajt e fundit te Borussia Dortmund për sulmuesin e asistuar nga agjenti Mino Raiola.

“AS” shkruan se Florentino Perez dhe i ati i futbollistit, bashkë me Mino Raiola, në takimin e fundit me Perez duket se kanë hedhur themelet për një transferim që do të jetë rekord për nga shifra e kartonit, komisionet, rroga…