MENU
klinika

Kaos te Manchester United

Humbja që nuk “gëlltitet”, De Gea kundër Ronaldos

04.01.2022 - 19:16

Humbja e parë për Rangnick në stolin e Manchester United ka qenë e hidhur, 1-0 kundër Ëolves ka komplikuar ecurinë drejt kualifikimit në Champions League të Djajve të Kuq dhe në fund të ndeshjes duke se ka patur tension edhe në dhomat e zhveshjes.

Humbja e ngushtë nuk është gëlltitur nga pjesa më e madhe e skuadrës, veçanërisht nga De Gea, që gjatë ndeshjes ka kritikuar Cristiano Ronaldo-n për një kthim të topit mbrapa me kokë që ka rrezikuar të kthehet në një autogol.

Sipas Sport, portieri nuk i ka kursyer të sharat ndaj portugezit, duke befasuar të pranishmit në Old Trafford. Pas ndeshjes ka folur për situatën edhe Luke Shaw, i cili ka kërkuar që të gjithë lojtarët të japin maksimumin:

“Nuk arrinim ta merrnim topin dhe kur nuk e kemi topin, nuk jemi agresivë sa duhet. Nuk besoj se kemi dhënë të gjitha maksimumin . Shikoni lojtarët që kemi, kemi cilësi të pabesueshme, por ndonjëherë kjo cilësi nuk mjafton”, – ka thënë mbrojtësi anglez.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN