MENU
klinika

Kontrolle edhe në zyra

Inspektoriati Ndërtimor dhe Policia Bashkiake mësyn në FSHF

27.01.2022 - 12:52

Inspektoriati Ndërtimor dhe efektivët e Policisë Bashkiake zbarkuan këtë të enjte në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit. Mësohet se policia Bashkiake po ushtron kontrolle në ambientet e FSHF-së.

Kujtojmë që kjo situatë vjen pasi prokuroria e Tiranës ka regjistruar një procedim penal ndaj presidentit të Federatës së Futbollit, Armand Duka. Pak ditë më parë kontrolle të inspektorëve të Tatimeve ka pasur edhe në bizneset e familjes Duka në Durrës.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, sqaroi se këto kontrolle kanë qenë rastësi me situatën e krijuar në FSHF, por theksoi se për bizneset e familjes Duka ka pasur denoncime.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN