MENU
klinika

Nëse po kaloni Covid-19

Këto tre përbërës do të pastrojnë mushkëritë tuaja

12.01.2022 - 11:57

Pastrimi ose detoksifikimi i organizmit janë procese të detyrueshme, të cilat forcojnë imunitetin dhe largojnë të gjitha toksinat nga organizmi. Pikërisht, për këto arsye ju duhet të detoksifikoni trupin dhe pastroni mushkëritë dhe mëlçinë me preparate dhe ushqime natyrale.

Xhenxhefil

Është i pasur me vitamina C dhe B, magnez, bakër, mangan dhe minerale të tjera. Enzimat e tij tretëse ndihmojnë në largimin e toksinave të grumbulluara në mëlçi. Gjithashtu, është vërtetuar se xhenxhefili ka një efekt të dobishëm në dëmtime të ndryshme të mëlçisë, veçanërisht në “mëlçinë e dhjamosur”, sepse zvogëlon rezistencën ndaj insulinës dhe mund të parandalojë inflamacionin. Xhenxhefili gjithashtu ka një efekt pozitiv në mushkëri sepse eliminon ndotësit që arrijnë në kanalet e mushkërive.

Shafran i Indisë

Shafrani i Indisë ka veti të forta antioksiduese, anti-inflamatore, antivirale, antibakteriale, antifungale dhe antikancerogjene. Ndihmon tretjen dhe lehtëson zbërthimin e yndyrave në trup. Tek njerëzit që vuajnë nga mëlçia e yndyrshme, shafrani i Indisë redukton gjendjen inflamatore të qelizave të mëlçisë.

Hudhra

Falë squfurit, alicinës dhe selenit, hudhra stimulon prodhimin e enzimave të rëndësishme të mëlçisë që kontribuojnë në eliminimin e toksinave nga trupi. Ka efekt anti-inflamator, pra ndihmon me astmën, dhe në të njëjtën kohë ul rrezikun e kancerit të mushkërive. Përveç kësaj, përdorimi i hudhrës redukton zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare, redukton rritjen e LDL – kolesterolit të keq, parandalon mpiksjen e gjakut dhe zvogëlon rritjen e presionit të gjakut.

Ja çfarë thotë studimi i fundit!

Si ndikon mbipesha në funksionet mendore

Rrit rrezikun e sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru

Cili është niveli normal i kolesterolit tek femrat

Të pasura më lëndë ushqyese dhe veti anti kancerogjene

Disa arsye pse duhet të përfshini frutat e pyllit në dietën tuaj

Ulin rrezikun e sëmundjeve dhe përmirësojnë sistemit tretës

Ushqimet që mund t’i konsumoni çdo ditë

Si mund të neutralizoni shijen dhe erën e klorit

A e mbron klorimi i ujit shëndetin tonë?

A krijon varësi prej kafesë dhe efekti në organizëm?!

“Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”