Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur sot të mos ndryshojë masat anti-Covid, pavarësisht rritjes së rasteve pozitive të personave me virus. Sipas kryetares Mira Rakacolli, masat sot për sot janë në përputhje me zhvillimet epidemiologjike në vend.
“Sot për sot është në përputhje me zhvillimet epidemiologjike në vend. Pra nuk do të ketë ndryshime. Baret do jenë të hapura deri në 23.00. Edhe lëvizja e qytetarëve do të jetë e lejuar nga ora 06.00 deri në orën 23.00. Ndalohet grumbullimi më shumë se 50 persona”, tha ndër të tjera Rakacolli, duke konfirmuar masat e mëparshme.
Komiteti i Ekspertëve këshillon zbatimin e këtyre masave:
Paraqitja në qendrat e vaksinimit të atyre që nuk janë vaksinuar ende,
Mbajtja e maskës aty ku ëhstë e rekomanduar,
Respektimi i distancimit fizik në të gjitha situatat ku ndodhemi.