MENU
klinika

Tenis

Mësohen finalistet e Australian Open, ka një surprizë

27.01.2022 - 14:28

Tenistja australiane Ashleigh Barty dhe ajo amerikane Danielle Collins janë dy finalistet e grand slamit Australian Open, turneu që po zhvillohet në Melbourne. Barty, numri 1 në botë, fitoi me lehtësi 2-0 (6-1 dhe 6-3) ndaj amerikanes Madison Keys, një ndeshje që ishte një formalitet për tenisten vendase.

Ajo e dominoi sfidën në të dy setet dhe u kualifikua brenda 60 minutash. Për Barty kjo është hera e parë që kualifikohet në finalen e këtij grand slam, duke u bërë tenistja e parë australiane që shkon në finalen e turneut të shtëpisë.

Në gjysmëfinalen tjetër, tenistja amerikane Danielle Collins (numri 27 në botë) eliminoi polaken Iga Swiatek, numri 7 në botë. Një rezultat surprizë, pasi polakja konsiderohej favorite, por fusha tregoi të kundërtën.

Collins e pati ndeshjen vazhdimisht nën kontroll, duke i fituar setet 6-4 dhe 6-1. Për Collins kjo është hera e parë që shkon në finalen e një grand slam në karrierën e saj dhe nuk konsiderohet favorite ndaj Barty, që do të luajë të shtunën para tifozëve të vet.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN