Mos filloni të shkruani menjëherë poezi dashurie, sepse janë më të vështirat, prisni të paktën nja 80 vjet që të shkruani.
Shkruani për tema të tjera, si deti, era, një kalorifer, për një tramvaj me vonesë.
Nuk ekziston aspak, një gjë më poetike sesa një gjë tjetër.
Poezia nuk është jashtë, është brenda!
Poezia je Ti! Vishini mirë poezitë, kërkojini mirë fjalët.
Duhet t’i zgjidhni fjalët… ndonjëherë të duhen 8 muaj për të gjetur një fjalë të vetme.
Filloni ë zgjidhni, sepse bukuria ka filluar kur dikush mësoi sesi të zgjedhë. Dashurohuni!
Dashurohuni, nëse nuk dashuroni është gjithçka e vdekur!
Kur dashuron gjithçka bëhet e gjallë, lëviz, ndizet lumturia, shpërthen kënaqësia.
Jini edhe të trishtuar dhe të heshtur me madhështi.
Fryjini në fytyrë njerëzve lumturinë! Për të përcjellë lumturinë, duhet të jesh i lumtur.
Edhe për të përcjellë dhimbjen duhet të jesh… i lumtur!
Jini të lumtur! Duhet të vuani, të ndjeheni keq, të lëndoheni. Mos kini frikë të vuani, e gjithë bota vuan!
Edhe nëse nuk i keni mjetet e nevojshme për të krijuar një poezi, vetëm një gjë është e nevojshme “Gjithçka”.
Mos kërkoni “të renë”… E reja është gjëja më e vjetër që ekziston. E nëse nuk gjen pozicionin e duhur për të të ardhur vargjet… shtrihuni në tokë… Sepse, shtrirë vështrohet qielli. Shikoje çfarë bukurie…! Poetët nuk shikojnë… vërejnë, vështrojnë!
Bëjini fjalët të iu binden!
Nëse fjala “mur” nuk ju dëgjon… mos e përdorni më… për 8 vjet… që t’i bëhet mësim për herën tjetër. Kjo është bukuria!