MENU
klinika

"Sot në orën 12:00…"

Një ditë pas protestës në selinë e PD, Rama njofton demokratët

09.01.2022 - 10:37

Një ditë pas protestës të zhvilluar në ambientet e selisë së PD të thirrur nga Sali Berisha, sot kryeministri Edi Rama ka njoftuar se do të zhvillojë një bashkëbisedim me demokratët.

Rama thotë se bashkëbisedimin me demokratët do ta bëjë live në Facebook në orën 12:00.

Mesa duket kryeministri do të komentojë ngjarjet e bujshme të ditës së djeshme në PD, ku ish-kryeministri Sali Berisha dhe mbështetësit e tij sulmuan e dëmtuan rëndë selinë blu, ndërsa nuk arritën ta merrnin dot, pasi u zmbrapsën nga policia.

Kujtojmë që një ditë më parë, Rama teksa i quajti Bashën dhe Berishën kufoma politike i bëri demokratëve një thirrje: “Ejani t’i japim ç’mundemi Shqipërisë, të bashkuar si shqiptarë, si qytetarë, si njerëz”.