MENU
klinika

FA Cup

Nuk ka surpriza, kalojnë turin ekipet pretendente

09.01.2022 - 18:39

Liverpool, Tottenham, West Ham dhe Wolves vazhdojnë rrugëtimin e tyre në FA Cup, teksa Milot Rashica gjen golin e parë me Norwich. “Kanarinat” fituan 0-1 në fushën e Charlton falë golit të sulmuesit dardan në minutën e 79-të.

Liverpool triumfoi 4-1 me përmbysje ndaj Shrewsbury. Jurgen Klopp u rikthye në stol pasi kaloi koronavirusin. Trajneri gjerman bëri “rotacion”, miqtë kaluan të parët në avantazh, por golat e Gordon, Fabinho dhe Firminho i dhuruan suksesin “The Reds”.

Përmbysje edhe në përballjen Tottenham-Morecambe. Anthony O’Connor kaloi ekipin udhëtues në avantazh në minutën e 33-të, por vendasit përmbysën gjithçka në fraksionin e dytë të sfidës, duke triumfuar 3-1.

Antonio Conte hodhi në fushë “peshat e rënda” dhe Spurs siguruan kualifikimin në raundin tjetër të FA Cup falë tre realizimeve në çerekorëshin e fundit me anë të Wings, Lucas Moura dhe Harry Kane.

West Ham iu fal golave të argjentinasit Lanzini në pjesën e parë dhe Boëyen në të dytën për të thyer 2-0 Leeds United, ndërsa Wolves, një nga ekipet më në formë në ishull, fitoi 3-0 kundër Sheffield United.