MENU
klinika

Genoa në krizë

Nuk mori asnjë fitore, shkarkohet Shevchenko

15.01.2022 - 14:43

Aventura e Andriy Shevchenko në krye të Geona zgjat shumë pak. Me anë të komunikate për mediat, klubi i Geona ka bërë publik vendimin për të ndërprerë bashkëpunimin me teknikun ukrainas.

Ish sulmuesi i Milan nuk mund dot të largonte ekipin nga zona e ftohtë, teksa Geona renditet në vendin e parafundit me vetëm 12 pikë në 21 javë. Së fundmi u eliminuan edhe nga Kupa e Italisë, pikërisht përballë Milan. Drejtimin e ekipit do ta marrë Abdoulay Konko.