MENU
klinika

Deklarata

Përfundon protesta te selia e PD, Berisha: Kjo që patë sot është vetëm faqja e parë

08.01.2022 - 14:56

Përfundon pas rreth 2 orësh protesta e thirrur nga Sali Berisha para selisë së Partisë Demokratike.

Ish-kryeministri Berisha është larguar i fundit, pasi forcat speciale të policisë morën nën kontroll situatën. Ndërhyrja e Policisë erdhi pas kërkesës për ndihmë nga Partia Demokratike, pasi në katin e dytë të saj, deputetë dhe zyrtarë mbështetës së Lulzim Bashës janë ndjerë keq nga gazi lotsjellës.

Berisha tha se protesta e sotme “është vetëm faqja e parë e qëndresës së nisur nga burrat dhe gratë demokratë”.

Pjesë nga deklarata e Berishës:

Narkoshtet, për fatin më të zi të këtij vendi. Narkoqeveria dhe narkoopozita janë e njëjta gjë. Opozita e vërtetë është kjo që shihni ju. E cila u paraqit në protestë paqësore dhe u përball me mjetet më të egra të dhunës. Garantoj shqiptarët se jemi dhe mbetemi të pamposhtur në vlerat që përfaqësojmë. Nuk kam asnjë problem me deputetët e PD që ndodhen brenda përveç me pengun e Edi Ramës që duhet Lul Brava. Kjo që patë sot është vetëm faqja e parë e saj.

Një mirënjohje të pakufishme ndaj të gjithë këtyre dhjetra mijëra qytetarëve që sot bënë histroi me protestën e tyre. Dhe ju garantoj se kjo është vetëm faqja e parë e ndritur e qëndresës së burrave dhe grave për liri dhe dinjitet njerëzor. Shoqëria shqiptare meriton votën e lirë. Shoqëria shqiptare do çlirohet nga këta qytetarë të lirë. Vazhdojmë marshimin tonë, pa u përkulur. Kreu i meduzës përdori sot të gjitha mjetet për të shpëtuar Lul Bravën. Por është e kotë, Ai është një kufomë politike e pakallur.