MENU
klinika

Arsyeja e veçantë

Pse kjo bimë mban emrin e Leonardo DiCaprio-s

07.01.2022 - 12:47

Një specie të re pemësh i është vënë emri i aktorit Leonardo DiCaprio, si një homazh ndaj fushatës së yllit të “Hollyëood”-it kundër prerjes së druve, njoftoi të enjten Kopshti Botanik Mbretëror i Londrës.

Gjelbërimi i përhershëm me lule të mëdha të verdha e jeshile, i cili u gjet në pyllin Ebo të Cameroon, ishte specia e parë e re që u emërua zyrtarisht në 2022 nga botanistët nga kopshtet e njohura në lagjen Keë në Londër.

Emri shkencor i pemës – Uvariopsis dicaprio – vlerëson punën e aktorit 47-vjeçar amerikan për të parandaluar prerjet në pyllin e rrezikuar, ku u gjet në rritje i vetmi lloj i njohur i pemës.

“Ne e vlerësuam shumë mbështetjen që Leo na dha në fushatën për të mbrojtur Ebo-n vitin e kaluar, kështu që dukej e përshtatshme ta nderonim atë në këtë mënyrë,” tha Martin Cheek, i cili drejton ekipin e Afrikës në departamentin e identifikimit dhe emërtimit të Keë.

“Nëse koncesioni i prerjes së pyjeve do të kishte vazhduar, ka të ngjarë të kishim humbur këtë specie për nxjerrjen e lëndës drusore dhe prerjen dhe djegien e bujqësisë që zakonisht pason koncesionet e prerjeve,” shtoi Cheek.

Uvariopsis dicaprio është renditur përkohësisht si i rrezikuar në mënyrë kritike.