MENU
klinika

NBA

Suns marrin fitoren e tetë radhazi dhe mbajnë kreun

27.01.2022 - 12:18

Kampionët e Milwaukee Bucks u mundën sot 115-99 nga Cleveland, një ndeshje e dobët për Bucks, ku nuk mjaftuan 26 pikët e Antetokounmpo për të evituar humbjen, Për Cavaliers u dallua Love me 25 pikë.

Në krye të renditjes në Konferencën e Lindjes qëndron Miami Heat, që fitoi 110-96 ndaj New York Knicks. Katër lojtari të Miami realizuan mbi 20 pikë (Robinson më i miri me 25 pikë).

Fitorja e tetë radhazi për Phoenix Suns, që mundi 105-97 Utah Jazz dhe kryeson në Konferencën e Perëndimit. Ndeshje magjike për Booker, që realizoi 43 pikë e 12 rebound.

Fiton edhe skuadra e Chicago Bulls, që mundi 111-105 Toronto Raptors falë 29 pikëve të DeRozan dhe 23 të LaVine. Zhgënjen sërish Brooklyn Nets, që në fushën e tij u mund 124-118 nga Denver Nuggets (Jokic 26 pikë e 10 rebound).

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN