MENU
klinika

Bundesliga, Java 19

Tripletë e Lewandowskit, Bayern rikthehet bindshëm

15.01.2022 - 18:29

Bayern Munchen ka lënë pas humbjen e një jave më parë, duke u rikthyer bindshëm me fitore 0-4 në fushën e Koln. Ra në sy tregolëshi i Lewandowskit, që ngjitet në kuotën e 23 gola në këtë sezon të Bundesligës.

Bayerni mbetet në krye të Bundesligës pas kësaj fitoreje bindëse, në kuotën e 46 pikëve, pas 19 javësh kampionat. Ndjekësi më i afërt është Borussia Dortmund, me 6 pikë më pak. Kronologjia e golave bavarezë:

Lewandowski 9’, 31’, 74’ dhe Tolisso 25. Bayern Munich tani ka shënuar të paktën një herë në secilën nga 66 ndeshjet e fundit në Bundesligë, duke vendosur një rekord të ri për ndeshjet radhazi pa “agjërim” në kampionatin gjerman.