MENU
klinika

La Liga, Java 20

Vit i ri zakon i vjetër, Barcelona ndalet përsëri

08.01.2022 - 21:32

Barcelona nuk arrin të marrë disa fitore radhazi në La Liga. Vitin e ri e nis me një barazim 1-1 në transfertë me Granadën, ndaj një ekipi ku fitorja dukej e lehtë në fillim të ndeshjes.

Një gol në minutën e 89-të i ka mohuar fitoren Barcelona-s në fushën e Granada-s dhe vendin e tretë të përkohshëm në renditje. Gjithçka ka ndodhur në pjesën e dytë.

Miqtë kanë kaluar në avantazh me një gol të De Jong në minutën e 57-të. Holandezi ka shënuar me një goditje të bukur me kokë pas asistit magjik të Dani Alves. Ky i fundit është bërë lojtari më i vjetër që luan një ndeshje të La Liga-s me Barcelona-n.

Në minutën e 80-të, skuadra e Xavi-t ka mbetur me 10 lojtarë pas kartonit të dytë të verdhë të Gavi-t. Granada ka përfituar nga superioriteti numerik 9 minuta më mbrapa, duke barazuar me Puerta-s. Ky rezultat i lë blaugranat në vendin e gjashtë të renditjes.