MENU
klinika

Avokat Spartak Ngjela: Janë armiku ynë shekullor

A përbën kërcënim për Shqipërinë letra e Rusisë?

04.02.2022 - 14:30

Ish-ministri i Drejtësisë, Spartak Ngjela, nuk e sheh si kërcënim ndaj Shqipërisë teksa i kërkon qeverisë shqiptare që mos të reagojë ndaj letrës së dërguar nga Rusia për çështjen e Ukrainës. Ngjela thotë për gazetën “Panorama” se Rusia është një shtet i rraskapitur dhe se Shqipëria është në NATO, ndaj nuk ka asnjë lloj përgjegjësie. Ai përmend se është e gjitha aleanca kryesore e qeverisë e shqiptare është me politikën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Spartak Ngjela hedh dyshime se letra e ministrit të jashtëm rus është një gënjeshtër ndaj sipas tij: “Duhet pyetur qeveria shqiptare nëse ka ardhur kjo letër?

Z.Ngjela, si e shikoni letrën që Ambasada e Rusisë në Shqipëri i ka dërguar Republikës së Shqipërisë, konkretisht ministrit të saj të Punëve të Jashtme, lidhur me tensionet në Ukrainë, ku kërkon që vendi ynë të mbajë një qëndrim konkret për këtë çështje? A është një kërcënim për Shqipërinë?

Nuk ka fare kërcënim. Ata janë në hall. Ku kanë fuqi si shtet ata? Rusia është krejtësisht e pafuqishme. Nuk mund të ketë asnjë luftë ku hyn Amerika. Po ju jap një shembull. Buxheti i luftës në SHBA është rreth 800 miliardë dollarë, xhidipia e Rusisë është 1 trilion e 300 miliardë. Buxheti i luftës së Amerikës është afër 1 trilion, ata aq kanë xhidipinë. Si do të fitojnë ata? Ata janë një shtet i rraskapitur.

A duhet të mbajë qëndrim qeveria shqiptare për konfliktin në Ukrainë?

As nuk dua ta përfill fare letrën e një shteti të kalbur si Rusia. Armik shekullor i shqiptarëve. Asnjë përgjigje fare dhe fakti që është në NATO, e gjitha aleanca kryesore e qeverisë e shqiptare është me politikën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Çfarë përgjegjësie ka qeveria shqiptare në këtë rast?

Asnjë përgjegjësi nuk ka qeveria shqiptare. Shqipëria është në NATO, nuk ka asnjë lloj përgjegjësie. Duhet pyetur qeveria shqiptare nëse ka ardhur kjo letër? Është një gënjeshtër. Nuk mund të thuhet çfarë qëndrimi do mbahet për politikën e jashtme. Unë nuk kam lidhje fare me Rusinë. Shikoni se ka tepër mundësi që të jetë gënjeshtër.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Lavrov: Na shprehni qartë, jeni apo jo të vendosur në...

Rusia letër vendeve perëndimore, edhe Shqipërisë!