MENU
klinika

Botimi në Stamboll

Abetarja e parë e Shqipes

28.02.2022 - 12:42

       Bashkë me lëvizjen për çlirimin dhe pavarësinë prej Turqisë, doli në plan të parë edhe çështja e alfabetit shqip. Pa shkruar gjuhën tonë, nuk mund të flitej për rilindje të popullit shqiptar. Ndaj, me nismën e Sami Frashërit, Jani Vretos e Pashko Vasës, më 27 shkurt 1897 u botua në Stamboll “Alfabetarja e gjuhës shqipe”

Nëse i kthehemi të shkuarës, shohim se me 27 shkurt 1897, me nismën e Sami Frashërit, Jani Vretos dhe Pashko Vasës, u botua në Stamboll “Alfabetarja e gjuhës shqipe”.

Që të kuptojmë rëndësinë e këtij botimi, duhet të kthehemi pas në kohë e në histori dhe të kujtojmë se shqipja, me sa dokumentohet deri tani, filloi të shkruhet që nga shekulli XV me alfabetin latin, të plotësuar me pesë shkronja të posaçme. U shkrua dhe me shkronja greke, e pas pushtimit turk, edhe me alfabetin turko-arab. Rruga tjetër që u ndoq, është ajo e krijimit të alfabeteve origjinale me përhapje të kufizuar. Që në fillimet e lëvizjes për çlirim nga Turqia, çështja e alfabetit doli në plan të parë: pa të nuk mund të flitej për Rilindje të popullit shqiptar, prandaj me nismën e Sami Frashërit, Jani Vretos e Pashko Vasës, më 27 shkurt 1897 u botua në Stamboll “Alfabetarja e gjuhës shqipe”.

Ky botim, do të ishte një nga veprimtaritë më të rëndësishme të patriotëve shqiptarë të Stambollit, të cilët, më 12 tetor 1879 themeluan “Shoqërinë e të Shtypurit të Shkronjave Shqip”, shoqëri kulturore që kishte për synim të nxiste zhvillimin e kulturës në gjuhën shqipe dhe ta vinte atë në shërbim të çështjes së çlirimit kombëtar nga Turqia.

Me alfabetin, plotësonte një nga kërkesat bazë për përhapjen e propagandës atdhetare dhe i hapte rrugën botimeve të para serioze të Rilindjes sonë Kombëtare.

Në gjirin e saj bashkëpunuan myslimanë të mëdhenj, si vëllezërit Frashëri, katolikë të shquar, si Pashko Vasë Shkodrani dhe ortodoksë të mësuar e atdhetarë, si Jani Vreto: ishte pra, model i bashkëpunimit ndërmjet feve në shërbim të Atdheut. Vetëm me Kongresin e Manastirit, më 14 nëntor 1908, çështja e alfabetit të shqipes do të zgjidhej përfundimisht, me hartimin e një alfabet të ri me shkronja latine –  alfabeti që përdorim edhe sot e kësaj dite, të gjithë ata që flasin e shkruajnë shqip.

 

*Fotografia kryesore: Anëtarët e shoqërisë ”Bashkimi”

Një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat

Restaurohet filmi “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen