MENU
klinika

Kallashnikov dhe municion luftarak në banesë

Arrestohet i riu në Vlorë

24.02.2022 - 16:47

Policia e Vlorës ka arrestuar një 32-vjeçar pasi është kapur me armë dhe municion. Bluitë e Vlorës bëjnë me dije se kanë prangosur J. Sh., 32 vjeç, banues në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 3 armë zjarri (2 kallashnikovë dhe 1 pistoletë), municion luftarak dhe 4 kg lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Njoftimi i plotë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Ice”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.

Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Seksionin e Hetimit të Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Vlorë.

Sekuestrohen 3 armë zjarri, municion luftarak dhe 4 kg kanabis.

Vihet në pranga poseduesi i tyre.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Seksionin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Vlorë, u organizua dhe u finalizua me sukses operacioni policor “Ice”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi J. Sh., 32 vjeç, banues në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 3 armë zjarri (2 kallashnikovë dhe 1 pistoletë), municion luftarak dhe 4 kg lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Materialet në ngarkim të shtetasit J. Sh. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.