MENU
klinika

Thirrja për Luan Hakën

Basha nga Dibra: Ndryshimi është dhe mbetet misioni numër një i PD

23.02.2022 - 14:19

Kryetari i PD Lulzim Basha ishte sot në Dibër për të mbështetur kandidatin për kryetar bashkie në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, Luan Hakën.

Në fjalën e tij, kryedemokrati u zotua se misioni i parë e kryesor i tij dhe PD është ndryshimi si dhe rikthimi i shpresës se gjërat mund të ndryshojnë.

Basha rrëfeu për një takim me një të ri nga Dibra, emigrant në Greqi.

“Dua ta mbyll duke tregiar për takimin e fundit me një të ri dibran pak para se të hyja në qytet, emigrant në Greqi që më tha se ishte kthyer për të parë familjen e tij e duhet të kthehej para dy ditësh përsëri në Greqi por kishte mësuar se do bëhej ky takim e kishte vendosur të qëndronte. Më tha se ka shpresë e besim se gjërat do ndryshojnë.

Duken fjalë të thjeshta por s’janë të tilla. 30 vjet pas rënies së komunizmit një nga dëmet më të mëdha është vrasja e shpresës së gjërat mund të ndryshojnë.

Sot jam këtu për t’u zotuar para jush dibranëve të mencur, të zotë të fortë e patriotë, që nuk e keni lëshuar Dibrën në këto ditë të vështira por dhe para shqiptarëve që ndryshimi është dhe mbetet misioni numër një i PD, misioni numër një i imi, në krah të Luan Hakës, le ta bëjmë ndryshimin të mundur hap pas hapi duke nisur me votën masive të dibranëve në 6 mars për Luan Hakën”, tha Basha.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sot votohet në Dibër, ja emrat e 22 kandidatëve

Demokratët e qarkut të Kukësit ndëshkojnë ish-kryebashkiakët