MENU
klinika

“Tre prej anëtarëve socialistë janë në konflikt interesi"

Basha për Komisionin e Inceneratorëve: Janë të përfshirë në këtë aferë!

20.02.2022 - 13:53

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha deklaron se 3 prej anëtarëve të PS-së në Komisionin Hetimor për Inceneratorët janë në konflikt interesi në atë pozicion.

Në një konferencë për mediat me përfaqësuesit e PD-së në këtë komision, deklaroi se anëtarët socialistë në fjalë janë të përfshirë në etapa të ndryshme në aferën e inceneratorëve.

“Kanë frikë nga e vërteta. Një pjesë e mirë e tyre thonë që e kanë bërë por nuk e dinë se e kanë bërë. Paratë që me letra i kanë marrë ata, nuk i kanë marrë. Që nga ai që tha se 9 mln lekë nuk i kam parë me sy. Dhe ata që mes lotëve belbëzonin gjëra që nuk kishin kuptim. Kjo është arsyeja pse u mbyll komisioni javën e kaluar. Anëtarët e PS-së bënë zhurmuesin dhe kanë penguar anëtarët e komisionit për inceneratorëve. Janë njerëz të thejshtë që të vendosur përpara të vërtetës së dhimbshme, kanë frikë të tregojnë të vërtetën. Të vërtetat që klëta dinë është se kanë firmosur letra shtetërore.

Që të mos të tregojnë këto fakte, kolegët socialistë të anëtarëve të PD-së në këtë komision, morën përsipër ardhjen e tyre me vonesë në komision, dhe kur vjen ndokush bëjnë zhurmuesin. Të paktën 3 nga anëtarët e PS-së në komision janë në konflikt interesi pasi janë të përfshirë në etapa të ndryshme në aferën e inceneratorëve. Edhe sikur kjo të mos ishte fare një investim me përfshirjen e shtetit, edhe privati do të shihte 3 vende për ofertën më të mirë për inceneratorët. Deri përpara dy vjetësh, ishin denoncimet tona” – tha Basha.

Nga ish-gjyqtari tek zyrtari i lartë i Policisë! 18 të arrestuar!

Aksioni blic në Elbasan/ Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK!

Operacioni ku u arrestuan dy ish-gjyqtarë

SPAK kontrolle në bizneset e Suel Çelës në Elbasan

Kush është personi që ndihmoi autorin të largohej

Vrasja e Martin Canit/ Dyshime se janë përdorur dy thika