MENU
klinika

Kanter, kundër Erdogan

Basketbollisti turk kandidat për çmimin Nobel për paqen

19.02.2022 - 12:55

Basketbollisti turk Enes Kanter, që tashmë mban emrin Enes Freedom (liri), është kandidat për të marrë çmimin Nobel për paqen. “Jam i nderuar për këtë vlerësim. Ndonjëherë është më e rëndësishme që të pozicionohesh për të drejtën se sa të fitosh sa më shumë parà”, u shpreh Kanter, që prej një viti mban nënshtetësinë amerikane.

Vitet e fundit ai ka zhvilluar mjaft beteja mediatike e jo vetëm ndaj presidentit turk Taip Regep Erdogan, të cilin ai e ka cilësuar si “Hitlerin e shekullit të ri”.

Jo vetëm kaq, por Kanter ka folur edhe për të drejtat e njeriut në Kinë, që sipas tij, nuk respektohen. Kanter, 30 vjeç, aktualisht luan në NBA me ekipin e Boston Celtics. Kanter është propozuar nga një anëtar i parlamentit norvegjez dhe nga 30 persona që e kanë fituar çmimin Nobel më parë.

enes kanter erdogan

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN