MENU

Alarmi i basketbollistit

Ylli turk i NBA: Erdogan mund të më vrasë

06.01.2019 - 22:02

Një paralajmërim që ka tronditur jo Turqinë, por edhe Amerikën. Enes Kanter, basketbollisti turk që po shkëlqen me ekipin e New York Knicks në NBA ka lëshuar alarmin.

Nuk do të udhëtoj në Londër me skuadrën, pasi nëse do ta bëja këtë gjë, jam në rrezik që të vritem. Më vjen keq që nuk mund ta ndihmoj skuadrën time në ndeshjen e radhës, për shkak të një presidenti manjak si Erdogan”, – ka deklaruar Kanter.

Ai nuk do të udhëtojë në Londër me skuadrën e tij të New York Knicks, në ndeshjen që ajo do të luajë ndaj Washington më 17 janar, takim i cili do të luhet në “O2 Arena” të Londrës.

enes kanter erdogan
enes kanter erdogan

Çdo vit, NBA zhvillon një apo dy ndeshje jashtë Amerikës dhe këtë herë do të jetë sfida New York-Washington ajo që do të luhet përtej oqeanit, me yjet e NBA-së që do të zbarkojnë në Europë.

Kanter është një opozitar i regjimit të Erdogan, që e ka shpallur atë të padëshirueshëm në Turqi, duke i tërhqequr pasaportën dhe ka nxjerrë një urdhër arresti në adresë të lojtarit.

Do të rrezikoja shumë nëse do të udhëtoja në Londër, pasi aty Turqia ka shumë spiunë. Dua të ndihmoj skuadrën time, por një diktator i çmendur mund të më vrasë në atë qytet, gjatë këtij udhëtimi”, – tha më tej Kanter, që e ka quajtur Taip Erdogan si “Hitleri i shekullit të ri”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sezoni nis më 16 tetor

30 më të paguarit e NBA sipas ekipeve