MENU
klinika

Një tragjedi e shumëfishtë

Bilbili i Kosovës kur i këndonte Rexhës…

07.02.2022 - 15:06

             Po vijnë krushqit rrugës t’malit,
trupi i Rexhës n’grazhd të kalit.
Çohu Rexho, çohu djalo,
çohu sokoli i nanës,
o se s’ka nana tjetër.

Çohu more Rexho dil te sana,
darsëm t’madhe t’ka ba nana,
çohu Rexho çohu djalo,
çohu ma i miri i nanës
se ma dogje zemrën.

Ty more kal’ t’u thaftë jela
qysh ma mbyte Rexhën shkelma.
Çohu Rexho, çohu djalo
çohu sokoli i nanës
o se s’ka nana tjetër.

Ju more krushqi hani e pini
nesër Rexhën n’dhe t’ma shtini.
Çohu Rexho, çohu djalo,
çohu sokoli i nanës
se ma dogje zemrën.

 

        ”Kënga e Rexhës” është shkrirë mjeshtërisht, me zërin e të paharrueshmes ”bilbilit të Kosovës”, Nexhmije Pagarusha, e cila, do të shenjonte muzikën kosovare me talentin dhe figurën e saj artistike.

Kjo këngë epike, është vajtimi i një nëne për birin e vdekur… ditën e dasmës së tij. Ndërsa, ngjarja tragjike, tregojnë se ka ndodhur në fshatin Stubëll, afër Medvegjës, në Jabllanicë.

…Kur Rexha ishte vetëm dy vjeç, i kishte vdekur i ati dhe e kishte lënë jetim, nën përkujdesjen e nënës, e cila si nuse e re, mbeti e vejë, pa më të dashurin e saj.

Sipas traditave dhe zakoneve të vjetra, nëna e Rexhës me qëllim që të ruajë djalin për të mos mbetur jetim, pa baba dhe pa nënë, kishte pranuar që të martohej me kunatin, xhaxhain e Rexhës.

Ai e kishte rritur nipin, Rexhën, deri sa u bë për martesë. Pastaj edhe e fejoi dhe vendosi që ta martojë Rexhën, me dasmë dhe krushqi, sipas zakoneve dhe traditave tona.

Ditën e dasmës së Rexhës, xhaxhain e tij, emri i të cilit nuk përmendet në këngë, e kishte kapluar një mërzi e madhe, nga se mendonte se tani që po martohet Rexha, do të ndahet prej tij dhe do t’i marrë gjysmën e pasurisë së patundshme, që edhe me ligj do t’i takonte nga trashëgimia e të atit të ndjerë!

Për këtë qëllim, ai e mashtroi Rexhën dhe e çoi në stallën e kuajve të dasmorëve, gjoja për t’i ushqyer kuajve dhe atje e vrau tinëzisht mu në grazhd të kalit…

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nostalgji për divën e muzikës shqiptare

Epopeja që mban emrin Pagarusha

“Bilbili i Kosovës”,“Madame Butterfly”, “Fyti i Kristaltë”...

E papërsëritshmja Nexhmije Pagarusha

Nexhmije Pagarusha siç nuk e njihnit

“Bylbyli i Kosovës”