MENU
klinika

Botërori 2022

Brazili dhe Argjentina të pamposhtur në kualifikuese

02.02.2022 - 12:07

Brazili dhe Argjentina janë të pathyeshëm në kualifikueset e Botërorit 2022, të dy skuadrat janë kualifikuar me kohë. Gjithsesi, fituan ndeshjet e radhës.

Asistet e Marquinos, golat e Raphinhas dhe Coutinhos. Me shumë ish-protagonistë të kampionatit italian, Brazili mposhti 4-0 Paraguajin. Në stadiumin “Mineirão”, në Belo Horizonte, ishte një dominim total nga Brazili.

Paraguaji, i parafundit në renditje, me 13 pikë në 16 ndeshje, eliminohet matematikisht nga kampionati botëror dy raunde nga fundi. Në minutën e parë dhe pas një konsultimi me VAR, një gol i Raphinha u anulua për shkak të prekjes së topit me dorë.

Tentativa e dytë nga Raphinha, i cili prish bardhësinë e shifrave në minutën e 27-të. Në pjesën e dytë është Marquinho, ai që ndez mundësinë për golin e dytë të Coutinho, me një goditje të shkëlqyer nga jashtë zonës kundërshtare. Më pas, Antony (40′) dhe Rodrygo (42′) kompletuan “pokerin”.

Ndërsa Argjentina likuidoi Kolumbinë e Cuadrados 1-0, falë golit të sulmuesit të Interit, Lautaro Martinez. Kësisoji, kjo kombëtare merr rezultatin e 29-të radhazi pozitiv nën drejtimin e Scalonit. Tani është katër ndeshje larg nga rekordi i Basile.

Vetëm 29 minuta lojë i mjaftuan “Toros” për të shënuar golin vendimtar, me dedikim special për vajzën e tij Nina. Sulmuesi zikaltër përfitoi nga një gabim i Tesillo dhe goditi fort, duke mposhtur portierin kundërshtar.