MENU
klinika

Kategoria e Parë, Java 18

Bylis pëson humbjen e dytë, afrohet Erzeni

05.02.2022 - 16:53

U luajtën ditën e sotme 7 sfida e javës së 18-të të Kategorisë së Parë, ku nuk munguan surprizat. Bylisi regjistroi disfatën e dytë në këtë kampionat, teksa u mposht nga Turbina e vendit të parafundit. Nga ky rezultat duket se ka përfituar Erzeni, që ka ngushtuar distancën në 5 pikë nga skuadra ballshiote.

Shijakasit bënë detyrën në shtëpi përballë Shkumbinit, duke fituar me përmbysje 3-1. Në sfidat e tjera, skuadrat vendase bënërë detyrën, ndërkohë që i vetmi takim që përfundoi në barazim ishte ai mes Burreli dhe Butrintit, me shifrat e bardha.

Fitore “in-extremis” për Pogradecin, që  iu fal golit të Marin Abazaj në minutën e 94-t. 3 pikë të arta edhe për Vorën ndaj Tërbunit të Pukës. Vlen të theksohet se dueli mes Korabit dhe Besës do të zhvillohet ditën e nesërme. Ja të gjitha rezultatet:

REZULTATET

ERZENI-SHKUMBINI 3-1

39′ Prengaj, 78′ Oliveira, 89′ Prengaj/ 21′ Nunes

APOLONIA-MALIQI 3-0

25′, 87′ Omeri, 37′ Kaçanolli

VORA- TËRBUNI 1-0

90′ Asimetaj

LUSHJNA-TOMORI 3-1

58′, 68′ Lajthia, 90+2 Da Silva/ 55′ Caco

BURRELI-BUTRINTI 0-0

POGRADECI-BESËLIDHJA 1-0

Abazaj 90+4′ 

TURBINA-BYLIS 2-1

40′ Branica, 79′ Veriu/ 65′ Ruçi

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN