MENU
klinika

Dy projekte restaurimi, në letër...

Dëmtohet edhe hyrja e kishës 400-vjeçare

21.02.2022 - 15:08

         Pak ditë më parë, raportohet për shembjen e e pjesës hyrëse të kishës së Shën Marisë, në fshatin Barmash, Kolonjë. Ndërkohë, kisha monument kulture është rrënuar ndër vite. Për mediet, drejtori i Trashëgimisë Kulturore në Korçë, Gjergji Koki, konfirmon se janë hartuar dy projekte për restaurimin e kishës 400-vjeçare.

‘Një projekt kapital për restaurimin e objektit dhe një projekt tjetër për konservimin, pra, që të ruajmë gjendjen që ka mbetur monumenti. Për fat të keq, një pjesë e madhe është shembur dhe riformulimi është i nevojshëm, por për të bërë të mundur riformulimin duhet bërë konservimi.’- tha Koki.

Ndërhyrja e parë imediate për konservimin e afreskeve, pritet të realizohet gjatë muajve të verës.

“Në verën e këtij viti, kemi parashikuar konservimin e afreskeve, pra piktura murale që janë të pazëvendësueshme për vetë rëndësinë historike, se i përkasin shekullit të XIII. Së bashku me bashkinë dhe donatorë, biznese të zonës do të bëjmë punimet fillestare për konservimin e monumentit”, – u shpreh Gjergji Koki, drejtor i trashëgimisë kulturore në Korçë.

Ndërsa sa i përket shembjes së portës, Koki u shpreh, se, nuk ka pasur vlera historike.

“Hyrja e kishës nuk ka qenë autentike, ka qenë e ndërtuar naive nga banorët dhe besimtarët, pra nuk është humbur pjesë e rëndësishme”, – tha Koki.

Kisha e Shën Mërisë është ndërtuar me një arkitekturë të veçantë dhe piktura murale, që fatkeqësisht, tanimë thuajse nuk ekzistojnë.

Kisha e Shën Marisë, Barmash

Kisha e Shën Marisë në Barmash, ngrihet në të hyrë të fshatit, jashtë lagjeve të banuara, në oborrin e së clës ndodhen varrezat e fshatit. Sipas mbishkrimit, kisha është pikturuar në vitin 1616. Duke qenë përfaqësuese e një tipi të veçantë në arktekturën pasbizantine, rëndësia e saj rritet dhe nga fakti që ajo është e datuar, duke u bërë një pikë referimi dhe krahasimi edhe për datimin e kishave të tjera të të njëjtit tip.

Kisha përbëhet nga naosi, narteksi dhe hajati. Naosi është njënefësh, me përmasa të brendshme 11.30 x 4.60 m, pra me proporcione tepër të zgjatura në plan. Në muret gjatësore dalin pilastra, që lidhen ndërmjet tyre me harqe në të dy drejtimet, duke formuar tri bërthama thuajse katrore, të mbuluara me kupola, nga të cilat kupola qëndrore është më e vogël. Ambienti i altarit është i mbuluar me qemer cilindrik dhe përmban apsidën e madhe të bemës, trifaqëshe nga jashtë.

Narteksi në anën perëndimore ka të njëjtën strukturë si dhe naosi, madje mund të konsiderohet si vazhdim i tij, meqënëse muri ndarës mbush hapësirën ndërmjet një çifti pilastrash të lidhura me hark. Narteksi përmban dy bërthama katrore të mbuluara me kupola.

Përgjatë faqes jugore të kishës zhvillohet hajati, i hapur në ballë me një rradhë shtyllash druri. Në pjesën qëndrore të hajatit është ndërtuar hyrja në formë portiku. Në pamjen e jashtme, masa e shtrirë dhe uniforme e catisë mbizotëron muraturën e ulët të kishës. Vetëm në pamjen jugore, shtyllat e hajatit të hapur e lehtësojnë këtë masë të madhe shtypëse. Muratura është ndërtuar me gurë të lidhur me baltë dhe është përforcuar me breza druri.

Kisha është e zhveshur nga çdo përpunim dekorativ dhe është shpallur monument kulture, më 1963.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nismëtar i letërsisë

Barleti epos i shpirtit shqiptar

UNESCO

Berati Unik


Një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat

Restaurohet filmi “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen