MENU
klinika

Costacurta: Vendimtare për kuqezinjtë

Derbi i Madoninës, Milan frymëzohet nga triumfi 6-0

04.02.2022 - 16:26

Në maj 2001 u zhvillua një nga derbet më të paharrueshëm të Madoninës, fituar nga Milani. Falë dopietave të Shevchenko dhe Comandini, si dhe golave të Giunti e Serginho, kuqezinjtë regjistruan atë triumf të bujshëm 6-0.

Sa herë afron përballja e radhës mes dy skuadrave milaneze, “Djalli” e kujton këtë derbi si frymëzim. Ndërkohë, referuar rëndësisë së duelit të nesërm, ka folur edhe Alessandro Costacurta. Ish-mbrojtësi kuqezi tha për “Il Messaggero”:

“Do të jetë derbi vendimtar për Milanin. Nëse humbet iu thotë lamtumirë ëndrrave për titull. Nëse më duhet të flas për lojtarët që mund të jenë vendimtarë nesër, them Leao dhe Dzeko, edhe pse një sy duhet mbajtur përherë nga Lautaro Martinez. Kur Gosens të kthehet, nuk do të jetë e lehtë për Inzaghin të zgjedhë mes tij dhe Perisic”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN