MENU
klinika

Luhet të shtunën, 18:00

Derbi Inter-Milan, Pioli merr lajmin e keq

04.02.2022 - 13:55

Nesër në orën 18:00 do të luhet një nga derbet më të bukur në Itali, por edhe në Evropë, sidomos në këtë edicion, pasi renditja është e tillë në Serie A, i pari ndeshet me të dytin.

Inter-Milan do të vendosë jo pak për fatet e titullit. Por trajneri i kuqezinjve, Stefano Pioli, ka marrë një lajm të keq. Sulmuesi i Milanit, Zllatan Ibrahimovic, nuk ia del dot të jetë pjesë e derbit.

Suedezi pësoi një dëmtim në tendinën e Akilit në përballjen e fundit me Juventus. Shpresat që ai të ishte gati për derbi ishin të vogla, por tani është konfirmuar që nuk do të mund të luaj. Gjithashtu Ibra nuk do të jetë pjesë e ekipit dhe në sfidën e mesjavës përballë Lazios në Kupë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak