MENU
klinika

"Presidentit nuk iu dha e drejta për t’u dëgjuar"

Diskutimet e përfaqësuesve të Metës në seancë

03.02.2022 - 13:06

Po vijon që prej orës 10:00 seanca në Gjykatën Kushtetuese ku po shqyrtohet kërkesa për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Këshilltari ligjor i Presidentit Bledar Dervishaj parashtroi disa argumente në mbrojtje të kreut të shtetit duke theksuar faktin që Kuvendi shkeli rëndë kushtetutën dhe rregulloren, çka sipas tij e bënë të pavlefshëm procesin.

Dervishi vë po ashtu në dukje se komisioni hetimor nuk mund të ngrihej në 4 muajit te fundit të mandatit të tij.

“Ne ishim të paqartë nga prezenca e Erind Mërkurit si mbrojtës së kuvendit. Para gjykatës e kundërshtuam. Ekspertët thotë ligji është një person që ka njohuri në hetim. Pozita e ekspertit në komision hetimor është e njëjtë me ekspertin hetimor në çështje penale. Ai duhet të jetë i paanshëm. Ekspertët që vinë nga jashtë ruajnë parimet e kodit penal. Raporti i Mërkurit është në konflikt të interesit. Sepse ishte ekspert ligjor në Komisionin Hetimor dhe tani mbron kuvendin në kushtetuese. Komisioni është ngritur në shkelje të kushtetutës, ligjit dhe rregullores. Nuk përmendet një shkelje e presidentit. Ndërkohë kuvendit i kishte rënë kompetenca. Komisioni hetimor nuk mund të ngrihet në 4 muajt e fundit të mandatit të tij. Shqetësimi i Manjës më 10 maj binte. Pas kalimit të 10 majit kuvendi hynte në periudhe tranzitore dhe nëse ka n8s ka detyrim ta ndërpres. Mbledhja e kuvendit më 7 maj u përcaktua 1 ditë para. Kjo është në shkelje të rregullores sepse rendi i ditës përcaktohet 2 ditë para. Të gjitha këto fakte bënte që kuvendi të mos përfshinte raportin më pak se 24 orëve më parë për ngritjen e komisionit hetimor. Kuvendi shkeli kushtetutën.

“Shkelja e rëndë ishte më 7 maj. Kuvendi vendosi ngritjen e komisionit. Ai nuk ishte përcaktuar në rendin e ditës. Në këtë mënyrë referuar rregullore, u shkelën neni 31 pika 1 dhe dy e rregullores. Nga shqyrtimi i praktikës parlamentare nuk ka asnjë kërkesë për ndryshimin e rendit të ditës. Komisioni ligjeve nuk respektoi asnjë nga kërkesat e presidentit të republikës. E gjithë kjo shkelje e rregullores sjell pavlefshmërinë e procesit. Përmes kësaj veprimtaria kuvendi dhuroi parimin e kushtetutës dhe nenin 75 të kushtetutës. Nga faktet e mësipërme vërtetohet se kërkesa e 49 deputetëve është karakterizuar nga shkele të rënda të kushtetutës dhe rregullores. Mosdhënia e mundësisë për t’u dëgjuar sidomos kur ai e kërkoi, përbën cenim të procesit të rregullores dhe të drejtës kushtetuese për t’u dëgjuar. Kuvendi duhet të respektonte kërkesën e presidentit para se të merrte një vendim për ngritjen e komisionit”, vijoi ai.

Ndërkaq, drejtoresha juridike e Presidencës Katrin Triska tha se Komisioni Hetimor nuk i dha kohën e mjaftueshme Presidentit Meta duke mos realizuar seancën dëgjimore.

“Komisioni ligjeve qëllimisht kishte hartuar njoftimin ndaj presidentit që të mos e ftonte në procesin që nisi parlamenti për shkarkimin e presidentit. Presidenti ktheu përgjigje para nisjes së komisionit të ligjeve përmbante fakte dhe foto që lidheshin me procesin zgjedhor. Presidenti mbetet ne përgjigje dhe reflektimit tuaj dje presidenti për t’u takuar edhe virtualisht me komisionin e ligjeve. Ky komunikim iu përcoll komisionit së ligjeve më 5 maj. Presidenti ishte i gatshëm për të qenë i pranishëm në komision. Po ashtu presidenti kërkoi kohë të mjaftueshme. Duke patur në konsideratë volumin e dokumenteve qe duheshin konsultuar, presidenti kërkoi takimin më 10 maj. Por presidentit iu mohua e drejta për tu dëgjuar. Presidenti në kumtesën e tij donte tu dëgjonte dhe t’i komunikonte se për pak ditë parlamenti do hynte në periudhë tranzitore. Por kuvendi pas këtij komunikimi kërkoi presidencës seancë dëgjimorë më 6 maj.

Presidenti iu përgjigj sërish shkresës së komisionit së ligjeve: pasi të caktoni seancën më 10 maj do ju caktojmë edhe personin e komunikimit. Kjo shkresë iu dërgua komisionit të ligjeve.

Komisioni nuk respektoi këtë kërkesë por vazhdoi agjendën politike. Realizoi procesin fiktiv dhe të paracaktuar. Dhe në seancën e 6 majit miratoi ngritjen e komisionit të posacem per shkarkimin e presidentit. Ndërkohë që e dinte se kjo s’mund të ndodhte sepse nuk kishte një objekt dhe kokë dhe për shkak të kohës së shkurtër. Në këto kushte komisioni humbi mundësinë për të bërë një proces jo politik. Kuvendi s’kishte kohë dhe kompetencë për të marrë vendime për komision hetimor pas zgjedhjeve të 25 prillit. Afati maksimal që kuvendi ta bënte një gjë të tillë ishte deri më 10 maj. Më 7 maj kuvendi miratoi ngritjen e komisionit hetimor. Në këtë mënyrë kuvendi shkeli në mënyrë flagrante rregulloren e kuvendin. Po ashtu edhe parimin e kushtetutës dhe nenin 75 të kushtetutës. Kuvendi shkeli të drejtën e presidentit për tu dëgjuar”, tha Triska.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Seanca për Metën në ‘Kushtetuese’

Dervishaj: Kuvendi shkeli procedurat. Shkarkimi, hakmarrje