Gazetari Dritan Hila ka reaguar nëpërmjet një postimi pas vendimit të GJKKO-së për të dënuar me burg ish-ministrin Saimir Tahiri.
Ai shkruan se përveç burgut, tahsmë Tahirit do t’i duhet të dëgjojë edhe dënglat e Lulzim Bashës. Hila thotë se është kurioz se si do t’i qëndronte vendimit me burg Basha, pasi shprehet se kryedemokrati “herën e fundit u fut te brekët e Salës dhe mori raport”. Ai thumbon edhe Presidentin Meta, për të cilin thotë se i ka ikur fiqiri nga frika.
“Mire burgu, por Tahirit i duhet te degjoje tani edhe denglat e Bashes.
Jam kurioz si do ti qendronte Basha burgut? Se heren e fundit u fut ne breket e Sales dhe mori raport, kurse ketij trimit te Skraparit i ka ikur fiqiri nga frika”, shkruan Dritan Hila.