MENU
klinika

Sulmi në Kiev

Gazetarja rrëfen ankthin: Asnjë vend i sigurt, më!

25.02.2022 - 13:42

         U zgjova nga gjumi, kur mora mesazhin e një prej kolegëve të mi, për fjalimin e Vladimir Putinit. Kishte shpallur pushtimin e Ukrahinës.

Menjëherë u dëgjuan shpërthimet edhe nga shtëpia. Nga zona të ndryshme të qytetit, vërshuan mesazhe në grupin tonë në ”WhatsApp”, për shpërthimet në afërsi të banesave të tyre.

A woman holds her baby as she gets on a bus leaving Kyiv, Ukraine, Thursday, Feb. 24, 2022. Russia launched a wide-ranging attack on Ukraine on Thursday, hitting cities and bases with airstrikes or shelling, as civilians piled into trains and cars to flee. (AP Photo/Emilio Morenatti)

Të shihje se edhe Klievi ishte nën sulm, jo vetëm vija e frontit në lindje të vendit, ishte tronditje e madhe.

Në Ukrahinë, nuk ka më asnjë vend të sigurt.

Asaj që i tremben më shumë njerëzit e zakonshëm këtu, është mbarimi i energjisë elektrike dhe interneti që nuk funksionon. Atëherë, do të ishim vërtet të izoluar. Po ashtu, të gjithë kanë frikë se do të bombardohen urat mbi lumin Dnieper, duke ndarë gjysmën lindore dhe perëndimore të qytetit.

Shpërthimet zgjatën për rreth, 30 minuta.

Vesha tim bir, 10-vjeçar. Të ulur sa më larg dritareve, hëngrëm pak mëngjes, por ai kishte aq frikë sa volli. Morëm një qiri dhe pak ujë për në bodrum, vendi që do të jetë streha jonë, nëse situata përkeqësohet.

Jashtë supermarketeve pranë shtëpisë dhe në ATM, ka radhë të gjata dhe shumë prej tyre kanë mbetur pa para. Edhe disa pika karburanti tani janë boshatisur dhe mbyllur. Paniku ndihet në ajër, tanimë që e dimë se i gjithë vendi është sulmuar.

Rrugët jashtë qytetit janë të bllokuara nga trafiku, por është një udhëtim i rrezikshëm – duke u bllokuar në radhë të gjata që lëvizin ngadalë, mund të mbetesh pa karburant, larg shtëpisë. Trenat janë në punë, por ka turma të mëdha njerëzish që përpiqen të zënë një vend. Hapësira ajrore e Ukrahinës është e mbyllur, sipas ligjit ushtarak të prezantuar, nga Presidenti Zelensky.

Nuk janë vetëm objektivat ushtarakë që janë shkatërruar. Ne kemi parë fotografi të ndërtesave të banimit në një numër qytetesh anembanë vendit, që kanë marrë goditje direkte.

Traffic jams are seen as people leave the city of Kyiv, Ukraine, Thursday, Feb. 24, 2022. (AP Photo/Emilio Morenatti)

Bombardimet ruse kanë prekur të gjitha rajonet e vendit. Edhe në Lviv, afër kufirit polak, mëngjesin e sotëm u ndezën sireant e alarmit dhe një koleg duhej të strehohej, për shkak të bombave.

Një tjetër koleg ka tërhequr familjen nga Kievi, me shpresën për të shmangur sulmet ajrore.

Fshatrat mund të jenë më të sigurta se qyteti, por në një vend që sulmohet nga veriu, lindja dhe jugu, nuk bëhet fjalë më për zona të sigurta.

 

Marta Shokalo – Gazetare për BBC, nga Kievi