MENU
klinika

Rusia përpiqet të rrethojë Kievin

Gjithçka në flakë! Raketat ruse “ndriçojnë” kryeqytetin e Ukrainës

25.02.2022 - 12:06

Pamje dramatike vijnë nga Ukraina, e cila ka hyrë në ditën e dytë të pushtimit rus, ndërsa Rusia vijon tentativat për rrethimin e Kievit.

Në orët e para të mëngjesit, Rusia rinisi sulmet me tanke e raketa mbi kryeqytetin ukrainas, Kiev, ku nga pamjet e publikuara nga mediet botërore, shihet se në të gdhirë i gjithë kryeqyteti është ndriçuar nga sulmet e raketave ruse.

Ndërkohë, në videot e tjera, shihet momenti ku raketat ruse shpërthejnë në një grup apartamentesh në Kiev, në orët e para të së premtes.

Pamjet e tmerrshme tregojnë se si gjithçka është bërë shkrumb e hi, ndërsa mediet botërore raportojnë se nga shpërthimi i apartamenteve u plagosën tre persona.