MENU
klinika

Kokaina mes bananeve që u kap në Durrës

Gjykata liron nga burgu Klajdi Xibrakun

23.02.2022 - 14:12

Gjykata e Durrësit ka liruar nga qelia Klajdi Xibrakun, i cili është një nga administratorët që kanë pritur një kontejner me banane, brenda të cilës u gjet një sasi prej 143 kokaine. 

Panorama.al mëson se pak ditë më parë gjykata e apelit ka liruar edhe bashkëpunëtorin e tij, Erion Peti.

Pak kohe me pare, Klajdi Xibraku dhe Erjon Peti para trupës gjykuese u shprehën se nuk mbajnë përgjegjësi për drogën, por vetëm për mallin që kishin porositur, në këtë rast banane.

“S’kemi asnjë lidhje me drogën. Ne kemi porositur vetëm banane dhe nuk kemi asnjë ide qe brenda kishte edhe lëndë narkotike”, janë shprehur para trupës gjykuese.

Policia dyshon se ngarkesa prej 143 kg drogë ka ardhur në Shqipëri për llogari të 3 grupeve të ndryshme kriminale. Policia ka sekuestruar telefonat celular të dy të arrestuarve si edhe gjithë dokumentacionin e kompanisë.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Detaje/ policia u informua 2 javë më parë për nisjen e ngarkesës...

Kontejneri me kokainë në portin e Durrësit

SPAK kërkoi 'arrest në shtëpi'

GJKKO lë sërish në burg babain e Arbër Çekajt


Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin