MENU
klinika

Dërgon dy avionë transporti ushtarak me pajisje

Greqia i përgjigjet kërkesës së Ukrainës

27.02.2022 - 12:45

Greqia i është përgjigjur kërkesës së Ukrainës, në konsultim me aleatët e saj në NATO dhe partnerët në BE-së, për të dërguar pajisje mbrojtëse me dy avionë transporti C-130, të cilët do të nisen për në Poloni.greqiaaa

Gjithashtu gjatë ditës do të dërgohen ndihma të konsiderueshme humanitare, të cilat do të shoqërohen nga zëvendësministri i Mbrojtjes Kombëtare, Nikos Hardalias, shkruajnë mediat greke.

Në takimin e drejtuar nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis me pjesëmarrjen e ministrit të Mbrojtjes Kombëtare Nikos Panagiotopoulos dhe shefit të ushtrisë greke, gjeneral Konstantinos Floros, morën pjesë edhe Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrit Grigoris Demitriadis dhe ambasadorja Anna-Maria Boura.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN