MENU
klinika

Përgatitjet për pushtim

“Hiq dorë nga lufta me Ukrainën”, rusët thirrje Putin

08.02.2022 - 12:45

Zyrtarët rusë i kanë bërë thirrje presidentit Putin që të heqë dorë nga politika e tij kriminale e provokimit të luftës, duke shtuar se si rezultat i një politike të tillë vendi do të gjendet i vetëm përballë Perëndimit, shkruan The Times.

Apeli është nënshkruar nga presidenti i organizatës, koloneli Leonid Ivasov, i cili është gjithashtu historian, pedagog në MGIMO dhe Universitetin Shtetëror të Moskës dhe ish-drejtues i Ministrisë së Punëve të Jashtme. Në deklaratë theksohet se Putin duhej të “përmbushte kushtet për zbatimin e nenit 3 të Kushtetutës” dhe bëri thirrje që ai të japë dorëheqjen.

Oficerët i kanë thirrje ushtarakëve në pension si dhe të gjithë qytetarëve të Federatës Ruse të jenë më vigjilentë dhe të kundërshtojnë propagandën për luftë. Ata përmendën gjithashtu nevojën për të “parandaluar një konflikt të brendshëm civil”.

Ata janë përpjekur të shpjegojnë pse Rusia, sipas tyre, ishte “në qendër të një katastrofe”. Në të njëjtën kohë, ata citojnë kërcënime të brendshme – “zona jetike, duke përfshirë demografinë në rënie të vazhdueshme”.

Asambleja Ruse e Oficerëve është një organizatë me një numër të panjohur anëtarësh, e cila përfshin, “oficerë rezervë”. Sipas deklaratës, përveç nënshkrimit të vetë Ivasovit, pjesë e apelit është edhe kryetari i Këshillit të OOS, kolonel Petrov.

Leonid Ivashov është i njohur për pikëpamjet e tij nacionaliste. Megjithatë, autoritetet ruse kanë mohuar vazhdimisht të gjitha pretendimet e Perëndimit se “Rusia po përgatitet të pushtojë Ukrainën”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Forcat ruse po grumbullohen në kufirin e Ukrainës...

“Putini po luan me zjarrin”!

Senatori amerikan: Putin e di se SHBA...

“Rusia po tenton të krijojë pretekst për luftë”


Cilët janë 9 gjeneralët e vrarë që nga fillimi i luftës

Vrasja e Kirillov hap edhe një herë “Kutinë e Pandorës”

Analistët “varrosën” planin e Putinit

Rusët “në delir”, do të shpallin fitoren në 2025

Arrestimet, sabotimet dhe shtypja e disidencës

Njësia speciale që “e bën” Rusinë të funksionojë

A mund t’i ulë Putinin dhe Zelensky-n në të njëjtën tryezë

Një muaj para inaugurimit, Trump nis me premtimet