Për të kujtuar fizikanin francez Zhan Bernar Leon Fuko, po citojmë eksperimentin e tij më të famshëm. Çfarë është lavjerrësi i Fukoit?
Leon Fukoi ishte fizikan i famshëm francez, i lindur më 18 shtator 1819 dhe vdekur më 11 shkurt 1868. Për Fukonë thuhet, se, i paralizuar nga një sëmundje misterioze, ai kishte vendosur pranë shtratit një pasqyrë shpikur prej tij, në mënyrë që të mund të vëzhgonte kupolën e yjëzuar qiellore edhe në çastin e vdekjes. Mirëpo, pasqyra rrotulluese është vetëm një nga shpikjet e shumta që i atribuohen fizikanit francez. Më i famshmi, i cili madje frymëzoi romanin e famshëm të Umberto Ekos “Lavjerrësi i Fukoit”, është lavjerrësi që Leon Fukoi vari në kupolën e Panteonit në Paris, duke demonstruar rrotullimin e tokës rreth vetes, i njohur sot si Lavjerrësi i Fukoit./Konica.al
Çfarë është lavjerrësi i Fukoit?
Bëhet fjalë për lavjerrësin e madh sferik që u var në 1851 nga Leon Fukoi në kupolën e Panteonit në Paris, për të demonstruar rrotullimin e tokës rreth vetes me një eksperiment. Lavjerrësi i Fukoit përbëhej nga sfera me peshë rreth 28 kilogramë e varur nga kupola e Panteonit falë një teli 67 metra të gjatë. Sfera përfundonte me një pikë në mënyrë që të linte gjurmë të kalimit të saj në sipërfaqen e poshtme ranore. Gjatë eksperimentit, fizikani e la lavjerrësin të lëkundet dhe pa se ai përvijonte vija në pjesën e poshtme. Meqenëse rrafshi i lëkundjes së lirë të një lavjerrësi nuk ndryshon me kalimin e kohës, linjat treguan se ishte toka poshtë lavjerrësit që lëvizte.
Hemisfera jugore dhe veriore
Në lavjerrësin e Fukoit rrotullimi ndodh në drejtim të kundërt të akrepave të orës në hemisferën jugore dhe në drejtim të akrepave të orës në hemisferën veriore. Shpikja e xhiroskopit bazohet në këtë parim, boshti i rotorit të të cilit ndjek yjet fikse dhe rrotullohet një herë në ditë në çdo gjerësi gjeografike. Në Ekuator nuk ka rrotullim, sepse rrafshi i lavjerrësit është pingul me boshtin e rrotullimit të tokës.
Eksperimenti i Shën Petërburgut
Në një kohë të shkurtër, sistemi i lavjerrësit të Fukoit u përsërit në dhjetëra qytete në Evropë dhe Amerikë. Ndër eksperimentet më të famshme është ai i kryer në vitin 1931 në Shën Petërburg, me një lavjerrës 54 kilogramësh dhe 93 metra të ngjitur në majën e kupolës së Katedrales së Shën Isakut. Periudha e lëkundjes së tij ishte njëzet sekonda, me një amplitudë lëkundjesh prej pesë metrash. Në praktikë, çdo lëkundje karakterizohej nga një zhvendosje prej gjashtë milimetrash, gjë që e bënte efektin e rrotullimit të Tokës të dukshëm në pak minuta.
I lindur në Paris më 18 shtator 1819 dhe vdiq po në Paris më 11 shkurt 1868, Zhan Bernar Leon Fuko ishte fizikan francez i njohur për interpretimin e lëvizjes rrotulluese të rrafshit të lëkundjes së një lavjerrësi, i njohur si Lavjerrësi i Fukoit dhe zbuluar nga Vincenzo Viviani. Mekanizmi eksperimental shërben për të demonstruar rrotullimin e Tokës. Po ashtu, ai bëri matjen e shpejtësisë së dritës në mjete të ndryshme, shpiku xhiroskopin, zbuloi rrymat e induktuara (rrymat vorbull). Atij i kushtohet krateri ”Fuko në hënë”./Konica.al