MENU
klinika

Kampioni i Tour de France

“Kisha 95% mundësi që të mbetesha i paralizuar”

02.02.2022 - 19:23

Çiklisti kolumbian Egen Bernal, 10 ditë pas aksidentit që pësoi teksa stërvitej në vendlindjen e tij, ka rrëfyer se jeta e tij ishte në rrezik. Ai rrezikonte të mbetej i paralizuar.

“Kisha 95% mundësi që të mbetesha i paralizuar dhe të kaloja jetën në një karrige me rrota”, shprehet Bernal, fitues i Turit të Francës 2019 dhe Xhiros së Italisë vitin e kaluar.

“Natyrisht që rrezikoja të kisha vdekur pas atij aksidenti, ndaj falënderoj Zotin. Jam ende në terapi intensive, duke pritur një ndërhyrje tjetër kirurgjikale dhe jam në dorën e Zotit”, shkruan Bernal në rrjetet sociale.

Mësohet se operacioni do të jetë në shtyllën kurrizore, e dëmtuar rëndë pas aksidentit që pati teksa stërvitej me skuadrën ne Kolumbi. 25-vjeçari i skuadrës Ineos, pësoi dëmtime të rënda pas aksidentit, si fraktura të femurit, 6 vertebra të thyera etj., dhe mbi të gjitha ekzistonte frika se mos mbetej i paralizuar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN