MENU
klinika

Rihanna e nis, të tjerat e ndjekin

Ky stil veshjesh gjatë shtatzënisë po kthehet në trend!

19.02.2022 - 15:02

Shay Mitchell provoi edhe njëherë tjetër që efekti Rihanna ekziston, për këdo që mund të kishte ndonjë dyshim. Që pas konfirmimit të lajmit, sytë e gjithë botës kanë parë një stil shtatzënie që vetëm Rihanna mund ta sillte. Gjithmonë sipas mënyrës së saj, Riri krijoi padashje një trend: Barkun e rrumbullakosur jashtë, por me aksesorë të veçantë sipër.Rihanna e nis, të tjerat e ndjekin: Ky stil veshjesh gjatë

U deshën 3-4 veshje frymëzuese që gra të tjera të famshme shtatzënë, të “kopjonin” idenë e yllit të pop-it. Shay Mitchell, e cila është në pritje të fëmijës së dytë, është shfaqur së fundmi me një look që të kujton Rihanna-n që në sekondat e para.

E veshur me xhinse, një crop-top dhe një xhaketë po xhinsi, aktorja dukej gjithashtu një yll me barkun e zbuluar të cilin e kishte “dekoruar” me varëse që zgjateshin sipër tij. Takat jo vetëm që s’janë pengesë, por janë të pazëvendësueshme me asgjë tjetër, të paktën për vajzat e famshme

Pavarësisht fjalës “kopje”, askush s’mund ta akuzojë Mitchell se po kopjon Rihanna-s pasi me shumë gjasa, gjysma e grave shtatzënë në botë do të vishen të frymëzuara prej saj në vazhdimRihanna e nis, të tjerat e ndjekin: Ky stil veshjesh gjatë

E vetmja gjëqë mund të thuhet me shumë siguri është që këngëtarja solli zyrtarisht një trend të ri stili për gratë në pritje të ëmbël duke vërtetuar kështu që shtatzënia s’është fare pengesë kur vjen puna tek të shprehurit të vetes.

 

Rihanna e nis, të tjerat e ndjekin: Ky stil veshjesh gjatë

Rihanna e nis, të tjerat e ndjekin: Ky stil veshjesh gjatë

Rihanna e nis, të tjerat e ndjekin: Ky stil veshjesh gjatë

Rihanna e nis, të tjerat e ndjekin: Ky stil veshjesh gjatë

Rihanna e nis, të tjerat e ndjekin: Ky stil veshjesh gjatë

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Fotoja që i tha të gjitha

Prisni pak! Rihanna është shtatzënë?!