MENU
klinika

Kupa e Shqipërisë

Laçi u falet penalltive, siguron gjysmëfinalen

10.02.2022 - 17:44

Laçi vuajti shumë, por siguron gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë. U deshën gjuajtjet nga pika e bardhe penalltive për të qenë mes 4 skuadrave që do të diskutojnë trofeun e dytë për nga rëndësia në futbollin shqiptar.

Ndeshja mes Laçit dhe Egnatias përfundoi në barazim 0-0 për 90 minuta. As në shtesën prej 30 minutash nuk pati gola. Takimi i parë në Rrogozhinë kishte përfunduar në barazim 1-1, por me rregullat e reja goli në fushë kundërshtare nuk llogaritet më.

Në ndeshjen e kthimit kurbinasit dominuan, por goli nuk doli në dritë, madje as çerekorëshin e fundit të kohës së rregullt dhe as në shtesën prej 30 minutash, kur Egnatia mbeti me 10 lojtarë.

Nga 11-metërshat, rrogozhinasit gabuan 3 herë, kundrejt 2 të kurbinasve. Laçi shkon në gjysmëfinale dhe synon trofeun e kupës, ndërsa Egnatia eliminohet dhe tani do të përqendrohet në kampionat për mbijetesën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN