MENU
klinika

“Shtëpia e Lirisë”

LSI dorëzon në KQZ kërkesën për regjistrimin e koalicionit me Berishën

01.02.2022 - 12:56

Lëvizja Socialiste për Integrim ka dorëzuar në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, kërkesën e regjistrimit të koalicionit me Berishën, të zyrtarizuar tashmë me emrin “Shtëpia e Lirisë”.

Në kërkesën e dërguar në KQZ, në koalicion përfshihet dhe Partia Demokristiane.

Kërkesa e LSI-së:

Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Rruga “Ibrahim Rrugova, Nr. 4 Tirane. Lënda: Kërkesë per regjistrimin ne KQZ te koalicionit zgjedhor.

Mbështetur në nenin 65 e vijues te Ligjit Nr 10019 date 29 12.2008, Kodi Zgjedhor i Republikes se Shqiperisë”. ndryshuar, PARTIA “LEVIZJA SOCIALISTE PËR INTEGRIM”, si parti udhëheqese e koalicionit, kerkon Komisionit Qendror të Zgjedhjeve regjistrimin e koalicionit zgjedhor për zgjedhjet e pjesshme vendore, te dates 6 Mars 2022.

Emri i koalicionit eshte: “Shtëpia e Lirisë”

(LSI-PD Komisioni i Përkohshem Rithemelimit-PDK)

Shkronjat nistore te Koalicionit do të jene: “SH-L”

Më herët këtë të martë, Panorama.al ka siguruar dhe marrëveshjen e koalicionit mes Komisionit të Rithemelimit dhe LSI-së.

Sipas marrëveshjes, drejtuese politike e Koalicionit është “Partia Demokratike e Shqipërisë e pëfaqësuar nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit”.

Berisha gjithashtu publikoi edhe logon e koalicionit “Shtëpia e Lirisë”. Një ditë më parë, ish kryeministri konfirmoi se koalicioni me LSI-në do të jetë vetëm për zgjedhjet e 6 marsit.